Në Kuvendin Françeskan të Shkodrës, miq e kolegë, personalitete të spikatura në letërsi, histori dhe fushën akademike me rastin e 100- vjetorit të lindjes së At Zef Pllumit, nderuan veprën e fratit të vuajtur, shkrimtarit të veçantë e mendimtarit të mprehtë, që besonte te kultura e fliste me devocion për të.

Përshëndetën koferencën shkencore për At Zef Pllumaj edhe Arqipeshkëvi Massafra, Provinciali Gojçaj dhe zëvendësrektorja Hoti.

Në 1946 At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe. Ai ishte një njeri me kontribute të çmuara dhe një atdhetar i rrallë. Një pjesë e mirë e veprës së tij është përmbledhur tek “Rrno vetëm për me tregue”.