“Udhërrëfyes turistik dhe menaxhues i itinerareve turistike për rajonin verior” është një nga programet e studimit me karakter profesional që ofron Departamenti i Gjeografisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi” prej 4 vitesh. Interesimi ka ardhur duke u rritur edhe për shkak të hovit turistik që ka marrë vendi dhe aktualisht kursi ndiqet nga 30 studentë.
Khaledi është njëri nga studentët e programit. Ai rendit arsyet pse e ka zgjedhur atë ndërsa shton se guidimin e shikon si të ardhmen e tij. Programi studimor fokusohet kryesisht në teknikat e guidimit.
Përgjatë sezonit veror Alpet e veriut rezultuan ndër më të vizituarat por sigurisht bukuria e tyre i reziston katër stinëve të vitit. Eksplorimi i shtigjeve në çdo rast lind domosdoshmërinë e guidimit ndaj profesioni i udhërrëfyesit turistik shikohet si e ardhmja e viteve në vazhdim.
