Bruna Sata është një tjetër artiste shkodrane që merr pjesë në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës në Kosovë. Ajo interpretoi e fundit në natën e parë dhe me baladën e saj të ndjerë, Bruna Sata drithëroi një publik të tërë. “Ti je i pashpirt” është titulli i kësaj kënge me tekst nga Ramazan Çeka dhe kompozitor Artion Qamili.
Këngëtarja shkodrane Bruna Sata e ka nisur muzikën që në moshë të vogël. Ka qenë mësuesja e saj e cila e zbuluar talentin e Brunës, që në ditën e parë të shkollës. Më pas mësuesja e drejtoi për të marrë pjesë në festivalin për fëmijë në Shkodër “Bilbilat e vegjël këndojnë” ku u nda me çmimin e parë. Më pas Bruna u angazhua me muzikën, duke vijuar studimet për Kanto në Liceun Artistik “Prenkë Jakova” dhe është diplomuar për Pedagogji Muzikore. Dashuria e saj për muzikën vazhdon ta shoqërojë.
