At Gjergj Fishta, lindi si sot 153 vjet më parë dhe banoi në këtē shtëpi që ndodhet mbi një kodrinë në fshatin Fishtë të Zadrimës.
Shtëpia Muze e At Gergj Fishtës, në Fishtë të Lezhës mbetet një nga objektet më të çmuara të trashëgimisë kulturore kombëtare. Ajo është një muze që dëshmon për veprën e pazëvendësueshme te Fishtës në historinë e kombit shqiptar. Kjo godinë e cila mban statusin monument kulture, është vendi ku poeti i madh kaloi periudhën e hershme të jetës së tij.

Studimet e para i kreu në seminarin Françeskan të Shkodrës dhe më pas në seminarin e Troshanit ku u shfaqen edhe shkëndijat e para të talentit të tij poetik. Studimet e mëtejshme i mori në Bosnje.

Fishta i madh është themelues i Shoqërisë ‘Bashkimi’ në Shkodër (1899), që punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin, alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare, kryetar i Komisionit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit(1908).
Më 1913, ai themeloi revistën e njohur, “Hylli i Dritës”, një nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare për kohën, më të cilën bashkëpunoi deri në vdekje.




