Festivali “Luleborë” shënon sivjet edicionin e tij të nëntë. Së fundmi Teatri “Migjeni” ka zyrtarizuar datat 1 dhe 2 nëntor për zhvillimin e tij. Do të jenë 15, këngët pjesëmarrëse të këtij viti.
Festivali “Luleborë” është një aktivitet me rëndësi si në nivel lokal gjithashtu dhe në atë kombëtar. Ai sjell përpara publikut artëdashës krijimet e reja muzikore që ndjekin traditën e këngës së autorit të lëvruar në qytetin tonë.
Gjithashtu, ky aktivitet ka si qëllim emancipimin e këngës së trashëguar, duke e sjellë atë në kohë përmes teknikave moderne të aranxhimit dhe produksionit bashkëkohor. Krahas këtyre vlerave, ky festival synon të promovojë artistët e rinj.

