Në kuadër të aktiviteteve kushtuar festës së Zojës së Shkodrës, Famullia që mban të njëjtin emër organizoi në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” koncertin enkas për këtë festë. Arti është një ushqim i shpirtit po aq i rëndësishëm sa edhe besimi ndaj kjo është arsyeja që famullia i mbështet iniciativa të tilla e po ashtu edhe të rinjtë e talentuar, shprehet Dom Vlash Palaj.

I ftuar në këtë mbrëmje muzikore ishte grupi “Sounds from Shkodra”, i përbërë nga shkodranë që jetojnë në Itali. Këta të fundit po zhvillojnë për herë të parë një tur koncertor në Shqipëri.

Në koncertin muzikor u interpretuan disa nga këngët më të bukura shkodrane duke i dhuruar të pranishmëve një atmosferë të veçantë.