Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e festës së Zojës së Shkodrës ose Pajtores qiellore të qytetit. Procesioni i tyre në rrugët e zbukuruara të kryeqendrës së veriut shënoi fillimin e festës.

Ai nisi nga katedralja “Shën Shtjefni” ndërsa pjesë e tij ishte edhe Kryeipeshkvi Koadiutor Giovanni Peragine. Me figurën e lartësuar të Zojës së Shkodrës, besimtarët ndaluan në disa pika kryesore të qytetit. Famullitari Dom Vlash Palaj evidenton këtë lidhje të ngushtë të Shkodrës me këtë festë.
Famullia “Zoja e Shkodrës” ka programuar aktivitete dhe veprimtari 4-ditore për festën e Zojës së Shkodrës.
