Në kuadër të vitit të Gjuhës Shqipe, në Bibliotekën Universitare u zhvillua konferenca shkencore “Leksikografia shpjeguese shqipe e viteve ‘30- ‘40 të shekullit XX”. Veprimtaria u organizua nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Departamentit të Gjuhësisë dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike të UNISHK.
Akademiku Valter Memisha ndau lajmin e mirë mbi punën që po bëhet për hartimin e një fjalori të madh të gjuhës shqipe. Java që po mbyllet ishte e ngjeshur për universitetin “Luigj Gurakuqi” me konferenca shkencore, takime promovuese dhe workshope me tematika të ndryshme.
