Agjenda e kësaj të premte për Universitetin “Luigj Gurakuqi” nisi me punimet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare me emërtimin “Transformime dhe ndikime: Shqipëria Veriore (1879 – 1918) dhe impakti i fuqive evropiane”. Kjo konferencë erdhi në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit të Austrisë.

Përshëndetën punimet e saj rektori Tonin Gjuraj dhe konsulli i nderit Gjergj Leqejza. Në fjalimet e tyre theksuan rëndësinë dhe qëllimin e konferencës që nuk kërkon të rishikojë historinë apo të nxisë polemika por të shfaqë lidhjen e fortë që popujt e Ballkanit kanë me Perëndimin.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Zëvendësambasadori i Austrisë në vendin tonë Martin Schaller. Ai theksoi mbështetjen historike që Austria ka dhënë për Shqipërinë dhe Shkodrën në veçanti. Në konferencë prezantuan punimet e tyre të lidhura me tematikën e saj personalitete akademike nga vendi dhe rajoni.