Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” e priti me festë fundin e një dite mësimore. Arsyeja ishte Rian Rexha, nxënës në klasën e katërt të kësaj shkolle. Pasionin për pikturën e “konkretizoi” me një ekspozitë me disa nga punimet më të mira. “Unë jam 10” ishte titulli i saj sepse përkonte po ashtu me ditëlindjen e 10-të.
Për artistin e vogël, i rrethuar nga shokët dhe shoqet e klasës kjo është një ditë e veçantë. Padyshim për familjarët dhe mësuesit e Rianit, ky është një moment krenarie por edhe premtues për të ardhmen.
Ekspozita u shoqërua me urimet që Riani të mos i ndahet asnjëherë pasionit të tij, pikturës.
