“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, një përmbledhje e 40 viteve me poezi, është kjo vepra më i re e poetit dhe shkrimtarit Preç Zogaj. Promovimin e tij vendosi ta niste nga Shkodra sepse siç shprehet vetë autori, ky qytet është gati si një “kult” për të.

Kur letërsia vjen si një “zë” i brendshëm i shpirtit, ajo kapërcen çdo pengesë ideologjike, shprehet për librin, Arben Prendi.

Në promovimin e librit ishte i pranishëm edhe rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj si dhe akademikë e studentë.