Nga Dom Nikë Ukgjini…
Për ta kuptuar temën në fjalë, lypset pak kthim mbrapa në të kaluarën në kohen si rrjedhojë që shkaku e pasoja e konvertimit të shqiptarëve nga një besim në tjetrin.
Konvertimi i parë i Arbërorëve ndodhi më skizmën e madhe të Kishës Katolike në shek. XI., dhe ndarja në Lindje e Perëndim. Për shkak të pasojave që pati kjo përçarje, për Arbërinë studiuesi, francez, Zhan Klod Faveirial në vitin 1884, do shprehej “Skizma greke ishte një intrige e poshtër për ta shkëputur Ilirin nga Roma dhe për t’ ia bashkangjitur Bizantit.” (Libri: (Historia (më e vjetër) e Shqipërisë)
Pushteti osmane shumë shekullor, për ta mbajtur të mberthyer popullin e pushtuar Arbërore, imponoj më forma të ndryshme besimin e ri atë të islamit si nje ndarje të re fetare në mes Arberorëve, gjë që pushtimi e islamizimi ishin në kundershtim të plotë më vendimet e princave arberore, të mbledhur në Lezhë më 2 mars 1444.
Islamizimi i popullatës që erdhi si pasoj e likuidimimëve fizik, varfërisë, politikës si perfimit, ndalimit të shkollimit në gjuhën shqipe (me ligj, 1779) etj., ajo do shprehej edhe në tjetërsimi i dokeve dhe zakoneve, rregullimit shoqëror, veshjes, ndryshimi i arkitekturës, emrave, riteve fetare, dhe kthimit nga kultura perëndimore në islamike lindor, do shpreheshin studiuesit, Stadmyler, Bartel, Cordiano, Edwin Jacques, Drançolli e tjerë.
Pushtimi Osman e kalimi i shqiptarëve në besimin sulltanor, la pasoja të renda për të ardhmen e popullit si identitet arbërore dhe si tërësi territoriale. Sipas, studiuesve të huaj dhe të vendit, në Konferencat ndërkombëtare, si pasoj e pushtimit osman, shqiptarët nuk pranoheshin si komb, por sipas prezantimit të bërë nga Perandoria Osmane, ku shqiptarët e islamizuar me 70 %, i identifikonin si Turq, ata ortodoks si Grek dhe katolikët si Latin.
Nën ndikimin e sulltanit paranojat, Abdyl Hamiti II (1876-1909), kjo ide duke e kamufluar më ngjyra fetare, mjerisht u zyrtarizua në Kongresin Berlinit, të viti 1878, ku gjashtë Fuqitë e Mëdha, nënshkruan mes tyre traktatin për krijimin e shteteve të reja ballkanike e duke e len Shqipërinë vasal të Turqisë, më tre tri besimet e saja, të cilat si elementë të së njëjtës etni, kërkonin me ngulm që Shqipëri të jetë e pavarur e të mos cenoheshin trojet stërgjyshor, çfarë dhe u manifestua në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878 /79.
Kjo lërejë jashtë të Shqipërisë, ishte për faktin të gjitha kombet ballkanike që linden në Kongresi i Berlinit, gëzonin një homogjenitët të dallueshëm fetar ortodoks, si: Greqia, Bullgaria, Rumunia, Serbia dhe Mali i Zi, kurse Shqipëria, për shkak të shtigjeve te errëta nga historia,, kishte në përbërje tre besime, të cilat edhe përkundrejt ndarjes se tyre të dhembshme fetare, qenë flamurtar, në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 nëntor të vitin 1912 Vlorë.
Parë në këndvështrimin e situatës tepër të vështirë të institucioneve katolike në trojet shqiptare, si pasoj e rrënimet të gjatë nga pushtimi osman, protektorati i kultit dhënë nga Papati i Romës, perandorisë Austro – Hungareze që në shek.. e XVIII dhe përforcuar më Konkordatin i nënshkrua mes Romës dhe Vjenës, në vitin 1855, ishte një shans i mirë për rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e popullatës katolike nga osmanët dhe nxitje e investimeve në fushën fetare, kulturore, ekonomike dhe politike, në gjitha trojet shqiptare të konfirmuara në Kuvendi i Arbrit të vitit 1703, nga Tivari e deri në Shkup.
Përplasjet e luftës Ballkanike, në 1912-1913, e katër shteteve (Greqia, Serbia, Bullgaria e Mali i Zi), kundër Turqisë – sulltan Mehmetit V (1909-1918), në tetor të vitit 1912, sipas burimeve serbe, nxiten Fuqitë e Mëdha të Londrës, për dërgimin e një demarshi, me dt. 8. tetor, 1912, ku thuhej, që të mos ndërmerret asnjë vetiniciativë për luftime të reja, “sepse në përfundim të tyre, nuk do pranohej nga Fuqitë e Mëdha asnjë lloj ndryshimi kufijsh e Status quos, (gjendjes pezull) në Ballkan. Lidhja e porsaformuar Ballkanike, e përkrahur në heshtje nga Rusia cariste, përkundrazi, për ta vendosur Konferencën e cila vazhdonte punimet në Londër para faktit të kryer, më 13 tetor 1912, shpallë luftë në këtë pjesë të Evropës turke, ku më këtë rast Serbia kishte si synim pushtimin e copëtimin të tokave shqiptare në Kosovë e Maqedoni. Ndërsa Mali i Zi, i krijuar si subjekt juridik ndërkombëtar, për interesat e Serbisë dhe Rusisë, me pretekstin e shpëtimit të të krishterëve ortodoks, ishte nisur drejt aneksimit të Shkodrës dhe kufirit deri në lumin Mat, e në veri lindje shtrirjen deri në Pejë e Gjakovë, ide kjo, sipas Branko Babiq, e projektuar në kokën e krajl Nikollës dhe prezantuar para qeverise mike italiane që në vitin 1896. Me këtë rast Austro – Hungaria, bazuar në të drejtën e protokultit fetar, punonte fort për një Shqipëri autonome ose të pavarur me kufij, sa më të gjerë, në mënyrë që të pengohej sa më shumë zgjerimi i shteteve ortodokse sllave drejt Ballkanit perëndimor.
Mali i Zi, pas vendosjes të sistemit ushtarako – policor e administrimiv në shtator 1912, filloi në trevat e pushtuara, fushaten e mbledhjes të armëve, në: Beranë, Rozhajë, Sanxhak, Plavë e Guci, Rugove, Pejë, Gjakovë e tj.. Gjatë këtyre aksioneve, pati mbyllje të shkollave shqipe, pati bastisje e djegëje e plaçkitje të shtëpive, të kërcënuar, të vrarë, të torturuar, të shpërngulur edhe në Turqi. Në ketë aksion gjithperfshires, me direktivat e qeverisë malazeze, Manastirit të Pejës dhe Mitropolisë së Cetinës, lindi fenomeni i habiteshim i kohës së mesjetës, konvertimi më dhunë në fenë ortodokse – serbo-malazeze, i katolikëve e muslimanëve shqiptar, e myslimanëve të sllavizuar, çfare ishte në kundershtim të hapur me paragrafin 27 e 35, të Marreveshtjes të Kongresit të Berlinit.
Edhe pse mbretëria e Malit të Zi, e kishte të nënshkruar një Konkordat që në vitit 1886, më Papatin, ku në pjesën e hyrjes, garantohet e drejta e plotë e besimit katolik, dhe Serbia pritej ta nënshkruaj Konkordatit më Papatin i cili u realizua me 24. Qershor 1914, konvertimi i katolikëve në terren nuk kishte të ndalur.
Sipas studiusit Zekeria Cana dhe disa të huajve, presioni i organeve malazeze, në mbarim të vitit 1912 e deri në fund të majit të viti 1913. mbi katoliket, ndodhte edhe për shkak orekseve malazeze për ta mbajtur të pushtuar Shkodrën.
Kisha ortodokse serbe e malazeze, e mbështjellur me një nacionalizëm të tepruar, bëri që nga frika dhe dhuna e ushtruar, të pagëzoheshin shqiptarët duke marrë emra të rinj sllav dhe në krye u vinin “kapicën” si shenjë e dukshme të nacionalitet malazez. Mesiuesi dëshmitari, Zef Mark Harapi, duke marrë rastin në Pejë dhe Rugovë, shprehet, së të gjithë ata që kundërshtonin pranimin e besimit ortodoks dhe sllavizimin u likuiduan para syve të popullit të grumbulluar në sheshe të caktuar për publikimin e ngjarjeve.
Se çfarë pësoi popullsia shqiptare e Rugovës nga ushtria malazeze, ilustrohet më së miri, nga biseda që londinezja, Edith Durham, në vitin 1913, kishte zhvilluar në Cetinë më gjeneralin Janko Vukotiq, i cili shprehej: se ne i mposhtëm dhe i vramë të gjithë burrat e Rugovës.
Në Pejë dhe Rugovë, u konvertuan në ortodoksi 10.200 persona shqiptar, nder të cilët edhe një Hoxhë e një prift. Konvertime pati edhe në Plavë e Guci, ku sipas Mustafa Memiq, kishin kaluar në fenë ortodokse, 108, persona nga të cilët 95 shqiptar të besimit mysliman 14 katolik, ndërsa 240 të vrarë e 795 të ikur në Shqipëri nga dhuna e ushtruar. Sipas shtypit Austriak, në Ulqin ishin pagëzuar 300 katolik, pastaj kemi në Rozhajë, Berane, Pljevlja, Tuz etj..
Sipas Branko Babiq dhe shtypit ndërkombëtar, ngjarja që shkaktoj indinjatë te thelle dhe habi në qarqet diplomatike londineze ishte vrasja nga qeverisja malazeze, me bajonetë të klerikut katolik, Atë Luigj Paliq, i cili se bashku me 55 katolik të tjerë u pushkatuan më 7 mars 1913, në Janosh të Gjakovës, sepse nuk pranuan të kalonin në besimin ortodoks. Sipas, studiuesit Babiq, pas këtij rasti në Gjakovë kaluan në ortodoksi, edhe 1.200 katolik e shumë pati shpërngulur.
Në vazhdim, shtypi Austriak tregon rastin se, në Kosovë pas largimit të Turkut dhe ardhjes së pushtuesit të ri serbo-malazez, kur disa qindra “Laramanë”, detyroheshin në kishën ortodokse, të pagëzoheshin, ata kërkonin që të riktheheshin në kishën katolike, por pushteti serbo-malazez, duke mos lejuar të bëhet kjo gjë u thoshin “ose Mysliman ose Ortodoks, por jo Katolik”. Se kthimin i shqiptarëve në ortodoksi vërtetë kishte marr në pjesët e pushtuara përmasa të gjera, tregon Ministri i Punëve të Brendshme në Cetinë, Jovan Pllamenac, në telegramin, nr. 1658, dt. 21. III. 1913, ku shprehet së deri në fund të marsit, “ ishin pagëzuar rreth 5.000 shqiptar”.
Kundër kësaj vepre të shëmtuar dhe fenomenit konvertimit në ortodoksi të kryere nga qeveria malazeze e serbe, kishte reaguar ashpër Kryeipeshkvi i Shkupit, Lazër Mjeda, i cili administronte katoliket nga Ohri, Shkupi e deri në Novi Pazar. Kurse, Qeveria Austro-hungareze si shpëtimtare e shqiptarëve, s bashku më qeverinë e Francës, nxiten Konferencën e Londrës, ku ajo më 22 mars 1913 solli vendimin mbi Konceptin e mbrojtjes dhe të drejtave të katolikëve në Mal të Zi. Po kështu u theksua edhe në përmbylljen e Konferencës se Londrës me 29 korrik 1913.
Në shenjë nderimi për të gjithë ata, që në këto ngjarje dhanë jetën për fe e atdhe, Vatikani me 20 qershor të 2024, shpalli klerikun, Atë Liugj Paliq martir të Kishes Katolike.
Konvertimi në ortodoksi që për kohen do thoshte, ndërrim i nacionalitetit të shqiptarëve, në serb apo malazez, kishte shkaktuar një hendek të madh fetar, shoqërorë, politik e nacional, pasojë e së cilës, populli shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi i vuajnë edhe sot e kësaj dite. Andaj, fenomeni i konvertimit më dhunë të fesë apo nacionalitetit, qofte nga Turqia apo Mali i Zi e Serbia, nuk duhet të përsëriten me askurr.




