Një ditë para premierës në Shkodër të filmit “Këtu vallëzohet me hijet”, u organizua në kinema “Republika” konferenca për mediat me pjesëmarrjen e disa prej protagonistëve të tij.
Filmi i xhiruar në Shkodër pati premierën në Londër në shkurt të këtij viti dhe më pas në kryeqytet. Ai ka në thelb historinë njerëzore dhe mënyrën se si ndikojnë poltika dhe sistemet në marrëdhëniet mes tyre. Kasti i këtij produksioni u shprehën se filmin ua dedikojnë aktorit të ndjerë Rikard Ljarja për kontributin dhe mësimet e vlefshme të marra nga ai si ish-studentë të tij.
Premiera në Shkodër e filmit “Këtu vallëzohet me hijet” do të jetë të enjten e 17 tetorit në orën 18 e 30 në kinema “Republika”.
