Shpërthimi i një lufte të tretë botërore, teoritë konspirative në lidhje me parashikimet e Babavangës, lajmet e rreme kundër NATO-s, BE-së dhe luftës në Ukrainë janë kthyer në një shqetësim për mbarë opinionin publik që kanë për qëllim manipulimin e tij. Kjo ishte tematika e workshopit të organizuar nga BIRN dhe UNISHK në Bibliotekën Shkencore me pjesëmarrjen e studentëve të këtij universiteti.
Në çdo rast merr një rëndësi të veçantë marrja e masave kundër dezinformimit dhe efekteve që shkakton. Ekspertja Keta thekson se nga buron ky dezinformim në rrjetet sociale.
Studimi i BIRN përfshin rezultatet e monitorimit njëvjeçar të mbi 30 portaleve në vend në raportimet për NATO, BE, luftën në Ukrainë etj. sa i përket narrativave të rreme, ngjashmëritë dhe ndryshimet mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera.
