Pjesëmarrja e Teatrit “Migjeni” në edicionin e 64-të të Festivalit të kategorisë A, “MESS” në Bosnje-Hercegovinë, më i vjetri në Ballkan dhe një nga më të rëndësishmit në Europë ka rezultuar me një sukses të jashtëzakonshëm. Juria ka vlerësuar shfaqjen “Vizita” të regjisorit Iodice me çmimin e medias “Oslobodenje”, sukses historik për një trupë teatrore shqiptare.
Disa nga protagonistët e kësaj ngjarje kulturore ndanë emocionet përmes konferencës për mediat. Po ashtu nga Italia ku ndodhet aktualisht për disa ditë, Rita Gjeka rrëfen ndjesitë që mori nga kjo paraqitje.
Pas suksesit në festivalin “Mess”, “Vizita” do të vijojë rrugëtimin e vet ndërkombëtar në disa qytete të Italisë përgjatë vitit 2025.
