Teatri “Migjeni” pati një sukses të jashtëzakonshëm duke merituar vlerësimin e jurisë nga Mess Festival në Bosnje-Hercegovinë.
Gjithashtu juria vlerësoi shfaqjen “Vizita” të Davide Iodices me çmimin e medias “Oslobodenje”. Festivali MESS në edicionin e tij të 64-t, një festival i kategorisë A, mirëpriti Shqipërinë për herë të parë. Historia e Teatrit “Migjeni” vazhdon të shkruhet!










