Dashuria për Shkodrën prej ku ka rrënjët e nxiti autorin Ruzhdi Keraj të shkruajë dy libra që mbartin emocion dhe nostalgji brenda. “Një dritare nga qyteti jem” dhe “Shpija e vogël në lagjen Rus” ishin librat që u promovuan këtë të shtunë në Shkodër. Kujtimet nga rinia zënë një vend të rëndësishëm në to.

Një mbështetje morale në realizimin e misionit të autorit Keraj ka dhënë padyshim edhe bashkëshortja e tij, një gazetare në profesion.

Autori rrjedh nga familja e piktorit të shquar Jakup Keraj. Kjo trashëgimi e vyer është plotësuar veç artit pamor edhe me dashurinë për muzikën.

Ruzhdi Keraj është një personalitet i spikatur në disa fusha të artit si: muzika, piktura dhe shkrimi duke dhënë kontribut të vazhduar në to.