DRTK Shkodër së bashku me Zyrën Vendore të COD kanë ndërmarrë së fundmi një iniciativë për dokumentimin e dyerve të vjetra të Shkodrës. Detajet pritet të bëhen të ditura përgjatë ditëve në vijim.
DRTK Shkoder në një bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e Zyrës Vendore, COD, në Shkodër, ka ndermarrë iniciativën për dokumentimin e dyerve të vjetra shkodrane, me fokus në tipologjinë dhe historinë e tyre familjare.
Kjo iniciativë synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore të Shkodrës, duke regjistruar karakteristikat arkitektonike, historinë e secilës derë, si dhe lidhjet e saj me familjet që i kanë përdorur, si një mundësi për të hedhur dritë mbi kulturën e pasur të qytetit dhe si një kontribut në ruajtjen e identitetit historik të Shkodrës, të cilat krahas dokumentimit do të bëhen të njohura për publikun gjatë muajit Tetor.Na ndiqni!💪🏻





