Në sheshet e ndryshme të Shkodrës, 3 Orkestra Frymore u bënë pjesë e edicionit të 4-t të Takimit Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore. Shkodra, Durrësi dhe Orkestra e Salernos në Itali performuan në rrugët e qytetit të Shkodrës në ditën e parë të këtij eventi duke përcjellë muzikë dhe tinguj në çdo rrugë të qytetit.
Për drejtuesin e Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”, Dritan Mlika, ky aktivitet është kthyer në traditë në Shkodër duke qenë një event i përvitshëm që “rrëzon” kufijtë nëpërmjet muzikës.
Janë 6 Orkestra Frymore nga vendi, rajoni dhe Italia, të cilët performojnë në Shkodër në kuadër të këtij eventi i cili nga viti në vit po konsolidohet më shumë.
