Në Kinema “Republika” në Shkodër, ka çelur siparin edicioni i tretë i “Idromeno Indipendent Film Festival”. Një festival i cili vjen në këtë edicion me një sërë risish por edhe me pjesëmarrjen e autorëve nga jashtë vendit të cilët janë bërë pjesë e festës së filmit në Shkodër.
Për organizatoren e këtij festivali Sonela Pirani, ky vit vjen më i plotësuar se vitet e kaluara dhe me plot supriza. Nga data 5 Tetor deri në 11 Tetor, të gjithë të apasionuarit pas filmave do të kenë mundësi të ndjekin ne Kinema Republika, zhanre të ndryshme të tyre si pjesë e këtij festivali, i cili ka mbledhur rreth vetes autorë vendas, nga rajoni dhe Europa.
