Kuinteti shkodran “Ad Libitum” që pati prezantimin e tij në koncertin e zhvilluar në Muzeun Historik të Shkodrës pak kohë më parë njohu një tjetër sukses. Ai ishte pjesëmarrës në edicionin e nëntë të Takimit Kombëtar të Orkestrave të Harqeve në Elbasan.

Instrumentistët nga Shkodra Brunilda Lleshi, Enos Delija, Fatjon Tanazi, Briken Burgija dhe Renato Gjoka patën një prezantim dinjitoz duke u kthyer si triumfues të kompeticionit. Ata u nderuan nga juria me çmimin e parë të festivalit.