Në Muzeun Historik të Shkodrës u çel ekspozita “Përmes Letërkëmbimit: Një rrugëtim në Memorien Historike dhe Trashëgiminë Kulturore” me materiale nga Arkivi i këtij muzeu.

Në përmbajtje të ekspozitës paraqiten letërkëmbime të Luigj Gurakuqit me Kel Marubin, Mihal Gramenon, Asdrenin, kartolina dërguar Migjenit nga miqtë e tij apo shkresa të Ministrisë së Punëve të Brendshme të kohës.

Natyra e letërkëmbimit përmes kaligrafisë dhe shprehjeve të mirësjelljes të një figure të rëndësishme të kombit si ajo e Gurakuqit e bën të veçantë këtë ekspozitë edhe në sytë e studiuesve.

Ekspozita në Muzeun Historik erdhi në bashkëpunim me DRTK Shkodër në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit dhe Ditëve Europiane të Trashëgimisë.