Bashkia Shkodër ka nisur procesin e mikroçipimit për qentë endacakë të qytetit. Ai po implementohet për herë të parë në Shkodër. Mikroçipi është një pajisje e vogël që vendoset përjetësisht në qafën e kafshës dhe përmban një kod unik shoqëruar me të dhënat përkatëse. Drejtori i Bujqësisë dhe Veterinarisë në Bashkinë Shkodër, Sokol Malaj, në një intervistë për mediat ka ndarë detaje në lidhje me procesin e nisur. Në thirrjen e tij, Malaj fton të gjithë qytetarët të mikroçipojnë pa pagesë kafshët e tyre, ose t’i sjellin ato që janë tashmë të mikroçipuara për regjistrim në sistemin e bashkisë.