Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” riktheu në vëmendje figurën historike të artistit Kolë Idromeno. E ftuar në takimin e zhvilluar në mjediset e tij ishte studiuesja e njohur Eleni Laperi që pak kohë më parë botoi një libër kushtuar rolit të Idromenos në artin shqiptar. “Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë” ishte tema e kësaj bisede.

Studiuesja flet mbi ndikimin që fotografia dhe piktura kishin në Shkodrën e hershme.

Takimi i zhvilluar në Muzeun “Marubi” është vazhdë e një sërë aktivitetesh që po zhvillohen në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë.