Rrok Zojzi lindi në Shkodër më 1910 dhe vdiq në Tiranë më 1995. Në vitin 1947 u emërua në krye të Sektorit të Etnografisë, të cilin e drejtoi deri në vitin 1976. Historianët e etnografisë shqiptare e konsiderojnë Zojzin si babanë e etnografisë institucionale shqiptare. Ai u mor me studimin, mbledhjen dhe arkivimin e kulturës tradicionale shqiptare, e cila sot përbën fondin më të pasur të kësaj gjinie.

Nën drejtimin e tij u krijuan pjesa dërrmuese e muzeve etnografikë në të gjithë Shqipërinë. Fushat e kërkimit, ushtruar nga Zojzi, prekin thuajse të gjithë gamën e kulturës tradicionale. Kontribut të vazhdueshëm Zojzi dha në mësimdhënie dhe në publicizimin e dijes etnografike në median e kohës. Nën drejtimin e tij u formuan pjesa më e madhe e breznisë së etnografëve shqiptarë të periudhës së komunizmit.

Rrok Zojzi duke pozuar me nipin e tij, Rrokin