Në kuadër të reformës së arsimit profesional në vend, këtë vit të ri shkollor ka nisur pilotimi i sistemit dual i cili i mundëson të rinjve të përfshihen në një program profesional. Një nga shkollat e pilotuara është “Hamdi Bushati” në Shkodër. Sistemi dual do të aplikohet për klasën e 12 në drejtimin e Kuzhinës.
Ky sistem nuk cënon orët e teorisë profesionale për nxënësit e angazhuar.
Interesi në vitet e fundit për arsimin profesional është rritur ndjeshëm nga ana e të rinjve pasi ai ofron integrim më të shpejtë me tregun e punës.
