Vildani është një nga të rinjtë shkodranë që studion dhe punon njëkohësisht. Pasioni për letërsinë, dhe krijimtarinë i ka “diktuar” atij një pjesë të kohës së lirë. Ai ka të nisur të shkruajë poezitë dhe esetë e para që herët. Muzën e frymëzimit Vildani e gjen kudo në Shkodrën e tij.

Vildani ka zgjedhur të studiojë për Administrim-Biznes por si një pasionant i letërsisë, ai dashuron klasikët e saj.

Vildani ka marrë pjesë në disa veprimtari dhe konkurse letrare ku edhe është vlerësuar me çmime herë pas here.