Në hollin e Bibliotekës “Marin Barleti”, këtë të enjte u çel panairi i zhvillimit të karrierës dhe punësimit për personat me aftësi të kufizuara (PAK) “Dua të punoj”. Organizimi i tij nga Fondacioni “Down Syndrome Albania” në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim realizohet për herë të parë në kryeqendrën e veriut të vendit. Panairi rrit mundësitë e punësimit për PAK.
Për punësimin e kësaj kategorie të shoqërisë, vështirësitë dhe pengesat nuk janë të vogla. Veç Shkodrës, panairi “Dua të punoj” do të ndalet edhe në qytete të tjera të vendit.
