Frymëzimi i një artisti qëndron në artin që ai bën. Vendi se ku mund të zhvillohet ai mund të jetë i ndryshëm dhe në varësi të llojit të artit që eksplorohet. Duke përjashtuar format e organizuara të aktiviteteve artistike që zhvillohen masivisht në Shkodër, iniciativat individuale të lidhura me artin e rrugës nuk kanë munguar por kryesisht ato janë ndërmarrë nga të huajt.

Kjo duket se e ka një spjegim dhe lidhet kryesisht me mendësinë e shoqërisë sonë. “Cilësia duhet të jetë një kriter i rëndësishëm edhe kur bëhet fjalë për artin e rrugës”, shprehet Anton Kaftalli, drejtues i Shkollës Artistike “Prenkë Jakova”.

Arti i rrugës i ka fillesat e veta që në vitet ‘70. Prej asaj periudhe, trendi i tij ka ardhur gjithnjë e në rritje duke u bërë tërheqës për kalimtarët dhe vizitorët e qyteteve të ndryshme.