Artistja shkodrane Klodiana Vata pas një periudhe ndërprerje është rikthyer me një projekt të ri që mban titullin “Justifikime”. Kjo këngë e shkruar nga Endi Hoxha sjell këngëtaren në një baladë ritmike, tipike e fundverës.
Klodiana Vata, prej pak vitesh jeton në Kanada ndërkohë që talenti i saj në fushën e muzikës është evidentuar që në vegjëli. Artistja ka qenë pjesë e veprimtarive artistike dhe kulturore të Shkodrës. Ajo ka spikatur edhe në fushën e moderimit të emisioneve në Radio Shkodra dhe spektakleve në Teatrin “Migjeni”.
