Shoqata Atdhetare “Dukagjini” organizoi këtë të shtunë në Bibliotekën “Marin Barleti” veprimtarinë dedikuar mësuesve të trevës së Dukagjinit me rastin e fillimit të vitit të ri mësimor 2024-2025 me temën “Misioni i Mësuesit”.

Figura të spikatura të trevës referuan mbi rolin dhe rëndësinë e edukimit me dije. Kryetari Ndue Sanaj shprehet se Shoqata Atdhetare që ai drejton vlerëson në maksimum rolin dhe figurën e mësuesit.

Pjesë e veprimtarisë ishte edhe nderimi me Çertifikatë i disa prej mësuesve të kësaj treve për përkushtimin e tyre në rrugën e dijes.