Shirat e dendur në Shkodër kanë ekspozuar disa qenushë te streha e dytë e bashkisë Shkodër në Rrenc. “Punonjësit dhe vullnetarët janë munduar sot t’i kombinojnë ndryshe ndër kafaze që të kenë mundësi mbrojtje por duhet zgjidhur ndryshe situata në vazhdim”, shkruhet në faqen e organizatës “Animals Need Me” në Facebook.

“Në pritje të veprimeve për sjelljen e të rejave nga institucioni përgjegjës, ju lutemi që nëse keni kolibe tepër në shtëpitë tuaja, na njoftoni se vijmë t’i marrim”, vijon më tej postimi në rrjetet sociale.
“Strehimi masiv i qenve ka sfida të panumërta dhe të përditshme. Mos t’i lëmë vetëm miqtë tanë me 4 putra, pasi nuk është faji i tyre që kanë ardhur në këtë botë. Është përgjegjësi e jona qytetare të sigurojmë kushte më të mira për ta”, përfundon statusi në Facebook.


