Mes rreshtave e vargjeve të saj, gjen dashurinë e brengën, mallin e frymëzimin, arratisjen dhe lirinë e në tërësi një “buqetë” ndjenjash. Life Hasaj, me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe është një emër i njohur në mjedisin e shkrimtarëve. Gjatë bisedës me të, ajo kujton vitin 1994 kur do të “ngjizte” Erën, librin e saj të parë.

Nuk bie dakord me faktin që librit i kanë humbur lexuesit në ditët e sotme, madje ajo ka një qasje tjetër.

“Ditët e mia” është përmbledhja e gjithë krijimtarisë së Life Hasës që u botua pak kohë më parë.