Një koleksion i pasur artefaktesh arkeologjike nga i gjithë vendi u prezantua në hollin e bashkisë së Shkodrës nën titullin “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”. Larmia e objekteve mesjetare ofron një panoramë gjithëpërfshirëse të kulturës materiale.
Shkodra u përfaqësua në këtë ekspozitë të përbërë nga 27 stenda, me Mbishkrimin e gdhendur në gur të Kishës së Shirgjit që daton prej vitit 1290. Kryeqendra e veriut përmban një pasuri të madhe arkeologjike.
Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar erdhi në kuadër të sezonit turistik 2024 në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe DRTK Shkodër.
