Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor 2024-2025, ZVA Shkodër përmes drejtueses Brisela Kadija, ndau detajet rreth përgatitjeve të fundit përpara fillimit të procesit mësimor në shkollat që i përkasin territorit të Bashkisë Shkodër. Një pjesë e tyre do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë.

Referuar regjistrimeve duket se ka një rënie të tyre me rreth 2% në krahasim me vitin e kaluar. Drejtuesja Kadija theksoi se këtë vit asnjë shkollë nuk rrezikon mbylljen.

Të hënën e 9 shtatorit do të ulen për herë të parë në bankat e shkollave të Shkodrës rreth 1220 nxënës ku 877 nxënës i përkasin sistemit të arsimit publik ndërsa 343 atij privat. Kjo shifër mund të ndryshojë pasi regjistrimet nuk janë mbyllur akoma.