Në 75-vjetorin e lindjes, Besim Tula, “u kthye” sërish në Shkodrën e tij, ndonëse pas vdekjes, me një përzgjedhje të 27 veprave nën titullin “Të ndjesh pamjen”, titull i huazuar nga një botim i vetë artistit që përmbledh vizionin e tij mbi estetikën e artit pamor.
Në rolin e kuratores, Era Tula, bija e artistit të ndjerë tregon mbi karakterin që mbart kjo ekspozitë. Për dimensionin e Besim Tulës flasin edhe disa nga miqtë e tij.
Ekspozita “Të ndjesh pamjen” do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve të Shkodrës deri më 28 shtator.
