“Ritual Piano Improvisation” çeli edicionin e katërt në teatrin “Migjeni”, në një mbrëmje ku kryefjalë ishin tingujt pianistikë të artistit italian Vincenzo Furio. Spektatorët e vendosur në të njëjtën platformë me artistin shijuan repertorin me muzikë klasike dhe kontemporane.

Përmes këtij festivali të bazuar mbi improvizimin, ideatori Robert Bisha kërkon të përcjellë mesazhin e dëgjesës si një art më vete. Kompozitori i shquar Robert Radoja ishte spektatori më i veçantë i kësaj mbrëmje. Sa herë gjendet në teatrin “Migjeni” ndjen nostalgji të madhe për të.

“Ritual Piano Improvisation” është i vetmi festival ndërkombëtar i pianos, unik në Ballkan, me fokus parësor improvizimin 360 gradë, një aftësi e disa kompozitorëve në historinë e muzikës për ta krijuar atë në çast!