Bota islame përkujton këtë periudhë lindjen e begatë të profetit Muhammed. Në këtë atmosferë, Myftinia e Shkodrës organizoi në oborrin e xhamisë “Ebu Bekër” promovimin e librit “Me Pejgamberin Alejhi Selam”.

I pranishëm ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Ai e konsideroi këtë libër të madh pasi ai i drejtohet të rinjve përmes 30 eseve në formën e haditheve.

Pjesë e ligjërimit ishte edhe teologu nga Tirana, Vladimir Kera. Ai u ndal në rëndësinë e librit bashkë me vlerat që mbart ai.

Libri ka si autor Ed’hem Sherkavin nga Palestina por erdhi i përkthyer në shqip nga teologu Lavdrim Hamja. Libri “Me Pejgamberin Alejhi Selam” iu dhurua çdo pjesëmarrësi në përfundim të aktivitetit.