“International Ritual Piano Improvisation Festival” është i vetmi festival ndërkombëtar i pianos, unik në Ballkan, me fokus parësor në improvizimin 360 gradë, universi
bërthamë i çdo kompozimi që nga kohërat e lashta, dhe në repertorin e shkruar kontemporan të kompozitorëve të gjallë. Ai synon të propozojë gjithmonë progresin me improvizimin në thelb, një aftësi e disa kompozitorëve në historinë e muzikës për ta krijuar tani, në çast!

Nga bota e folkut underground, romanticizmit, jazz avantgarde, elektronike. Në Shkodrën e kulturës së pianistike, ku pas luftës së dytë
botërore u gjetën më shumë piano se në gjithë Shqipërinë. Siç konsiderohet traditë për Festivalin Ritual të Improvizimit të Pianos, skena është
një hapësirë e përbashkët për një ritual, ku pianisti udhëheq audiencën gjatë një
eksperience unike. Nuk ka vend për ironi, për të mos lënë në hije poezinë, dhe i kushtohet vëmendje e madhe sakralitetit që mbart skena. Aty ku heshtja çon në dëgjesën e përbashkët nga ana e audiencës ndaj artistit, e ku artisti udhëheq heshtjen dhe audiencën drejt të papriturës.

Kaja Draksler, një pianiste dhe kompozitore sllovene. Gjithmonë e interesuar të gjejë mënyra për të
bashkuar kompozimin dhe improvizimin e lirë duke punuar me struktura dhe logjikë të ndryshme muzikore, ajo tërhiqet nga ideja e heqjes së kufijve muzikorë stilistikë dhe historikë dhe zbulimin e shprehjes dhe gjuhës vetjake përmes kompozimit dhe improvizimit.

Si kompozitore, ajo ka punuar me grupe të ndryshme ndërkombëtare, duke filluar
nga ansamblet vokale dhe të dhomës deri te grupet e mëdha dhe orkestrat.
“Si improvizuese dhe kompozitore më pëlqen të punoj me elementë në muzikë, më pëlqen të mendoj shumë për formën dhe për materialin që zgjedh. Kjo padyshim mund të krahasohet me shkrimin e një romani ose një poezie. Ka paralele që mund të nxjerrim: rregullat formale, ritmi, melodia, etj.

Por muzika do të mbetet gjithmonë
më abstrakte dhe në një farë mënyre më e drejtpërdrejtë, me më pak “filtër” mes
dëgjuesit dhe interpretuesit”. “Piano solo është një format sfidues. Më shumë se në çdo mjedis tjetër, më duhet të vendos për një drejtim dhe logjikë të qartë. Pjesërisht kjo ka të bëjë me të qenit vetëm, pa kontribut të jashtëm për të pasuruar idetë e mia. Mënyra se si punova në “In Otherness Oneself” ishte krijimi i një ideje, motivi të shkurtër dhe specifik, herë disa nota, herë të tjera një motiv melodik, një kontrapunk ose një fragment i një lloji, që do të përcaktonte thelbin e pjesës, “botën” në të cilën unë lundroj. Më pas do të ndërtoja brenda logjikës së kësaj bote, në gjuhën e kësaj bote.”

Ajo nisi studimet në moshë të re, në Lubjanë, i pëlqeu xhazi dhe studioi këtë zhanër gjatë pjesës më të madhe të rrugëtimit të saj akademik. Mori mësime private me Vijay Iyer dhe Jason Moran në Neë York dhe përfundon studimet bachelor në Jazz Piano, në Holandë, në Konservatorin Prince Claus, Groningen. Për Master, ajo studioi Kompozicionin Klasik në Konservatorin e Amsterdamit.
Paralelizmat kulturorë, faktorët e përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë në pikëpamjet politiko-identitare kryesisht janë gjuha dhe ndarja e territoreve. Si për shqiptarët apo dhe për sllovenët, identiteti kryesor është gjuha.

Një dritare bashkëpunimi kjo midis dy vendeve të rëndësishme dhe urëlidhëse për krejt gadishullin ballkanik. Gjuha si identitet dhe sidomos si ndikues në ndërgjegjen, ritmikën, melosin, ngjyrat harmonike që influencojnë në gjenezë artistin. Pavarësisht zgjedhjeve të tij gjatë rrugëtimit akademik apo, çka është më e rëndësishme, eksperienca muzikore ndër skena.

I lindur në Mola di Bari, Vincenzo Furio
filloi të studionte piano në moshën 6-vjeçare. Ai është një pianist tepër i gjithanshëm: repertori i tij varion nga Scarlatti deri te kompozitorët e gjallë, me një theks të veçantë në prodhimin muzikor të shekullit të njëzet dhe kontemporan. Ai ka interpretuar në
recitale të shumta solo dhe orkestrale, në Itali dhe jashtë saj, si dhe ka marrë pjesë në produksione të muzikës së dhomës.

Ka fituar mbi 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si Konkursi i V-të Kombëtar “Giovani interpreti” në Pescara, Konkursi I Ndërkombëtar “A. Bibalo” në Duino, “Çmimi Annarosa Taddei” në Romë, Konkursi i IX Ndërkombëtar “Terra degli
Imperiali” në Latiano, Konkursi i X Kombëtar i Pianos “Hyperion – Sonja Pahor” në Romë, Konkursi i XVII Ndërkombëtar “Lams” në Matera, IMMC në Moskë dhe shumë të tjerë. Për më tepër, ai është një finalist në Concours International de piano d’Orléans që do të mbahet në tetor 2024.

Ai u trajnua nën drejtimin e Maestro Roberto Bollea në Konservatorin Nino Rota në Monopoli, duke marrë me nderime, në vitin 2014 Diplomën Akademike të nivelit I, dhe në vitin 2017 Diplomën Akademike të nivelit II me nderime dhe përmendje interpretimin e Koncertit për Piano dhe Orkestra n. 3 nga S. Rachmaninov. Ai ndoqi kurse të avancuara me E. Virsaladze, J.F. Thiollier dhe M. Ferrati, pianistë dhe mësues të njohur ndërkombëtarisht, duke marrë gjithmonë vlerësime. Maestros
S. Santangelo dhe R. Plano kontribuan në formimin e tij artistik.

Pas specializimit në teatrin prestigjioz Hochschule für Musik në Hamburg në piano me Maestro Ralf Nattkemper dhe në muzikë dhome me Maestro Niklas Schmidt, ai aktualisht banon në Zvicër. Është shumë aktiv në skenën kontemporane në Luzern. Ai ka bashkëpunuar me Festivalin e Lucernit dhe Luzerner Sinfonieorchester, si dhe me Universitetin e Shkencave të Aplikuara, ku po perfeksionon formimin e tij artistik me Masterin në “Interpretim në muzikën bashkëkohore” nën drejtimin e Maestro Stefan Ëirth. Vincenzo Furio vazhdon të jetë një mësues principal i pianos në Konservatorin Carlo Gesualdo da Venosa në Potenza.