Ritmet e muzikës Jazz vijuan sërish në sheshin para Bashkisë me qindra qytetarë që iu bashkuan atmosferës së tingujve të “Shkodra Jazz Festival”.

Në këtë natë, Elina Duni & Rob Luft Band prezantuan repertorin e tyre unik që përzien tingujt tradicionalë shqiptarë me Jazz-in bashkëkohor.

Menjëherë pas përfundimit, artistja me famë ndërkombëtare, Elina Duni, rrëfen emocionet që mori nga ky koncert në Shkodër.

Koncerti do të vijë i plotë në rrjetin e RTSH në ditët në vijim. Nga 12 gushti, “Shkodra Jazz Festival” ka dhuruar atmosferë të bukur në qytet me eventet e “Shkodra Sounds” dhe artistët pjesëmarrës.