Sëmundja tipike e kontinentit afrikan, Ethet e Nilit është përhapur edhe në pjesët e tjera të botës, madje edhe në vendin tonë ku janë regjistruar raste të reja për muajin gusht. Sa i përket Shkodrës, Shefja e Epidemiologjisë, Dhurata Hysa shprehet se deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i tillë edhe pse situata është në monitorim të vazhdueshëm nga NjVKSh.
Situata e qetë në Shkodër ka rrjedhë logjike me specifikën e territorit që nuk shquhet për praninë e mushkonjave si dhe me procesin e dezinsektimit të kryer në kohë.
Në çdo rast janë të rekomanduara të ndiqen këshillat e dhëna nga ISHP për kujdesin që qytetarët duhet të tregojnë ndaj kësaj sëmundjeje.
