Qendra Rinore “Arka” nisi sezonin e ri të aktiviteteve me Lea Ypin, pedagoge e Teorisë Politike dhe e Filozofisë në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe Universitetin Kombëtar Australian. Në Shkodër, ajo erdhi si autore e librit “Të lirë” por edhe për të dhënë mendimet e saj lidhur me temën “Dilemat e lirisë në tranzicion”.

Libri do të jetë në fokusin e aktiviteteve që do të pasojnë në këtë qendër rinore edhe në të ardhmen. Ato do të ndërthuren edhe me të tjera me karakter kulturor, artistik dhe social.

Botimet e Lea Ypit janë përkthyer në disa gjuhë si: frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe në atë kineze. Me studimet e saj, ajo ka marrë disa çmime ndërkombëtare.