Mukades Çanga (Baxha) u lind me 30 gusht 1959 në një familje të shquar drejtuesish të besimit islam, banues në lagjen “Parrucë”, me origjinë nga Çangajt e Rrjollit, të shquar për punimin e metaleve nga morën dhe mbiemrin. Në vitin 1458, Çangajt i dhuruan një kambanë Skënderbeut, e cila u vendos në kishën e Lezhës dhe sot për fatin e mirë ndodhet në muzeun e Vatikanit.
Çangajt për mbi 200 vite kanë udhëhequr xhamitë në “Parrucë” e “Fushë Çelë”. Ajo ishte edhe një familje e shquar patriotike pasi nga aty dolën heronjtë e popullit Tofik Çanga dhe Salo Halili. Çangajt ishin të spikatur edhe në fushën e artit e sportit ku veçohen futbollistët e shquar Rauf dhe Sait Çanga, të cilët përfaqësuan Vllazninë dhe kombëtaren e Shqipërisë.
Në fushën e muzikës, u shquan Artisti i Popullit Xhevdet Hafizi dhe Hafiz Xhemal Çanga, i cilësuar ndër bilbilat e komunitetit musliman.
Pjesëmarrje:
◾️ Në më shumë se 80 premiera të Estradës së Teatrit “Migjeni”.
◾️ Më shumë se 100 këngë të inçizuara, kryesisht këngë popullore shkodrane.
◾️ Në repertorin e saj ka më shumë se 650 këngë nga të gjitha trevat e vendit.
◾️ Në të gjitha festivalet e humorit pas vitit 1974.
◾️ Ka marrë pjesë në 10 Festivale Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës.
◾️ Në “Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Qytetare”, pjesë e të gjitha festivaleve të zhvilluara në Elbasan, Shkodër, Berat dhe Kavajë.
◾️ Pjesëmarrëse në Festivalin Shqiptar të New York, 1992.
◾️ Në Festivalin Ndërkombëtar Bursa – Izmir, 1993-1994.
◾️ Pjesëmarrëse në festivalin “12 në Hollywood”, 1994.
◾️ Pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Jonë”, Prishtinë 1994.
◾️ Pjesëmarrëse në “Polifest”, Prishtinë 2001, 2002 dhe 2003.
◾️ Pjesëmarrëse në “Zambaku i Prizrenit”, Prizren 2014.
◾️ Pjesëmarrëse në “Kosovarja Këndon”, Ferizaj 2016.
◾️ Pjesëmarrëse në “Maratona e Këngës” në 10 edicione në Shkodër, Ulqin, Lezhë dhe Durrës.
◾️ Pjesëmarrëse në festivalin “SHKA”, Kaçanik 2016.
◾️ Pjesëmarrëse në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Popullore, Gjakovë 2014.
◾️ Pjesëmarrëse në festivalin “Luleborë”, Shkodër 2016, 2017, 2018, 2020.
◾️ Protagoniste në 4 koncerte recitale.
◾️ Fituese e shumë çmimeve në Shqipëri, Kosovë e diasporë.
◾️ Pjesëmarrje në më shumë se tre mijë koncerte e shfaqje të ndryshme në të gjitha skenat në: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni dhe pothuajse në të gjithë diasporën shqiptare në: Ankara, Izmir, Bursa, Stamboll, Sarajevë, Beograd, Podgoricë, Zyrih, Lucernë, Bazel, Gjenevë, Mynih, Shtutgart, Vjenë, Kopenhagen, Malmo, Helsinki, Stokholm, Londër, Mançester, Liverpul, Birmingam, Nju Jork, Nju Xhersi, Detroit, Boston, Çikago, Uashington etj.
◾️ Në vitin 1967 filloi aktivitetin në Shtëpinë e Pionierit.
◾️ Në vitin 1973 debutoi në klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”.
◾️ Më 20 nëntor 1974 debutoi me Estradën profesioniste të Teatrit “Migjeni” dhe me “Shtëpinë e Kulturës” dhe “Filarmoninë e Shkodrës”.
◾️ Në vitin 1975 filloi punën në fabrikën e tisazhit meqë për arsye biografike të kohës nuk iu dha mundësia për të vazhduar studimet.
◾️ Në vitin 1979 kreu kursin 1-vjeçar pranë “Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve” në Tiranë, me pedagogë mjeshtrat e mëdhenj të këngës popullore si: Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, Abdulla Grimci, Tonin Harapi, Tish Daija, Çesk Zadeja etj.
◾️ 20 shkurt 1992 fillon punën si këngëtare profesioniste pranë Teatrit “Migjeni”.
Krijimtaria:
◾️ Albumi “Kosova Mbahet“, New York 1992
◾️ Albumi “Kangë Zemre”, Tiranë-Prishtinë 2002
◾️ Albumi “Hite Shkodrane 1”, Tiranë-Prishtinë 2008
◾️ Albumi “Hite Shkodrane 2”, Tiranë-Prishtinë 2011
Koncerte Recitale:
◾️ “Shkodrës, zemres teme”, 19-20 nëntor 2002
◾️ “Një jetë me kangën”, 20-21 nëntor 2006
◾️ “Kanga, jeta ime”, 29-30 tetor 2009
Në të tre koncertet u shoqërua nga orkestra profesioniste e Teatrit “Migjeni” dhe është kënduar live.
Çmime e Tituj:
◾️ 1980 – Çmimi i Parë “Këngëtarja më e Re”, Festivali i Bandave në Vlorë
◾️ 1982 – Laurete e Çmimit të Republikës, Festivali i Ansambleve Amatore të Klasës Punëtore, Tiranë
◾️ 1984 – Çmimi i Dytë, Festivali i Këngës Popullore, Shkodër
◾️ 1985 – Çmimi i Dytë, Festivali i Këngës Popullore, Shkodër
◾️ 1986 – Çmimi i Tretë, Festivali i Këngës Popullore, Shkodër
◾️ 2003 – Çmimi i Tretë, “Polifest”, Prishtinë
◾️ 2005 – Çmimi i Parë, Festivali Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan
◾️ 2006 – Titulli “Mirënjohje e Qytetit” të Shkodrës
◾️ 2007 – Çmimi i Karrierës, Festivali Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore Qytetare, Shkodër
◾️ 2008 – Çmimi i Dytë, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore Qytetare, Gjakovë
◾️ 2008 – Çmimi “Interpretuesja më e Mirë e Këngës Popullore Qytetare”, Kavajë
◾️ 2008 – Titulli “Mirënjohje”, Maratona e 3-të e Këngës Popullore, Bashkia Shkodër dhe TV Klan
◾️ 2009 – Titulli “Nderi i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar”
◾️ 2009 – Çmimi i Parë, Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastër (Medalje Ari)
◾️ 2011 – Titulli “Mirënjohje” akorduar nga MKRS, Peshkopi
◾️ 2012 – Çmimi i Parë, Festivali i Këngës Popullore Shqiptare Mbarëkombëtare, Kaçanik
◾️ 2014 – Çmimi i Karrierës, Festivali Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan
◾️ 2014 – Titulli “Mirënjohje”, UÇK, Shoqata “Kosova”, Prishtinë
◾️ 2015 – Titulli “Mirënjohje”, Ferizaj
◾️ 2016 – Titulli “Mirënjohje”, Malësi e Madhe
◾️ 2017 – Titulli “Mjeshtër i Madh” akorduar nga Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bujar Nishani
◾️ 2018 – Çmimi i Dytë, Festivali “Luleborë”
◾️ 2020 – Çmimi i Tretë, Festivali “Luleborë”
