Organizata “Animals Need Me” ka reaguar në lidhje me abuzimin ndaj kafshëve endacake në vendin tonë, si qënie të pambrojtura ndonëse ligji i mbron por ai nuk zbatohet.

Abuzimi me kafshët në Shqipëri është në nivele alarmante dhe adresimi i tij është shterrues‼️Veproni TANI‼️
🤝 Organizata jonë është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese, shoqatat simotra dhe mediat në përmirësimin e kësaj krize të keqmenaxhuar prej vitesh.
📑 Gjatë 18 muajve të fundit kemi depozituar pranë 6 Prokurorive të vendit 23 kallëzime penale kundër individëve/institucioneve që kanë abuzuar ose vrarë kafshë.
Me keqardhje ju themi se ka Prokurori që as përgjigje nuk kanë kthyer prej 1 viti e gjysëm, ndërkohë që vrasësja e qenit (pasi e hodhi nga kati i 6-të i ballkonit) endet e lirë në Tiranë, vrasësi i kalit me çekiç endet i lirë në Fier dhe vazhdon të torturojë qenushë, organizuesit e ndeshjeve me qen, enden të lirë në Korçë, e kështu me radhë.
👏 Ka patur prokurorë, policë dhe gjykatës të cilët kanë zbatuar ligjin dhe ndjekur procedurën duke marrë kohë për hetime dhe shoqërim të personave të dyshuar. Pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë ato të shpresuarat, jemi të kënaqur me procesin.
Gjatë 12 viteve të punës kemi qenë dëshmitarë të MIJËRA situatave traumatizuese për çdo njeri të shëndetshëm. Dimë t’ju themi se incidenca e keqtrajtimit, abuzimit dhe vrasjes së kafshëve në Shqipëri është në nivele ALARMANTE. Ajo është e kudondodhur dhe e përditshme aq sa është normalizuar.
‼️Ajo që injorohet është fakti se kur dikush torturon një kafshë në 71% të rasteve, do ta bëjë me një njeri‼️
⚖️ Duke zbatuar ligjin dhe dënuar abuzimin e kafshëve, po parandaloni një tragjedi tjetër në shoqëri.
Keqtrajtimi i kafshëve do i kushtojë Shqipërisë edhe në nivel të turizmit të qëndrueshëm, ku turistët po largohen të traumatizuar nga helmimet, vrasjet dhe abuzimet që dëshmojnë.
I lutemi institucioneve ligjzbatuese të veprojnë pa hezitim në këto raste flagrante!🙏
Le ta lëmë pas mentalitetin disfatist dhe të jemi më proaktivë në zgjidhjen e problematikave në vendin tonë!
Le ta emancipojmë diskutimin edhe për çeshtjen e kafshëve në Shqipëri dhe të ngremë kapacitetet nëpërmjet shkëmbimit, bashkëpunimit dhe investimit në këtë fushë!
@ministria_drejtesise @ministria_brendshme @mbzhr_al @prokuroriaal @akvmb @pushtetivendor.al
