Nga Robert Prendushi
Këtë lajm të trIshtë ma dha miku i dashtun Bashkim Alibali. Nardi, nji shok, nji mik i shumë artistëve nuk asht ma. Na la nji model e simbol që nuk do të përsëritet ma. Kur dyert e shkollave të artit hapeshin vetem me konkurs e me nji numër të kufizuem, Klubi i Rinisë, ku ai e drejtoi pothuej për gjithë kohën sa egzistoi ai instucion, u ba nji qendër e randësishme për aftësimin e talenteve të reja që nuk patën mundësinë të aftësohen e të tregojnë talentin e tyne në institucionet qendrore.
Për këtë Nardi pati fat të ketë dhe bashkëpuntorë të përkushtuem si F.Bala, F.Luga, H. Tukaj, Y. Bercama etj. Në fakt Shkodra asht shque e shquhet edhe për talentët që, ma shumë si autodidaktë, banë emën edhe në shkallë vendi, si ishte vetë Nardi, korno e parë në orkesteren sinfonike në çfaqjen e Operas së parë shqiptare “Mrika” të kompozitorit Prenkë Jakova.
Jam i bindun që shumë prej atyne që e kanë njohtë, do të tregojnë për punën e Nardit. Po më vijnë në mend tashti: Astrit Fani, që ka qenë si engjull roje për Nardin, Tonin Tarrnaku e shumë e shumë të tjerë. Po veçoj edhe kompozitorin e njohun Zef Çoba, që i ka ndejë shumë afër Nardit.

Shkëputa nga albumi im këte foto, sepse kështu e kam kujtue e do ta kujtoj Nardin që edhe i moshuem, mbeti i ri me mendime e shije. Po, me shije, sepse çdo gja ai e ka ba mirë. Sa ishte udhëheqës në Shkollën “Xheladin Fishta”, nxiti talentet e reja dhe, që në atë kohë Zija Çela, mora nji shembull, filloi të bajë emën.
Kështu Luan Rama që u ba i njohun edhe në mediat kombëtare. Por jo vetëm këta. Sa e sa artistë, kangëtarë e instrumentistë debutuen në shfaqjet e Klubit të Rinisë! Mjaft prej tyne i shin “në zgrip”, të pranoheshin o mos të pranoheshin, për nji arsye o për nji tjetër. Ka shumë për të thanë për Nardin. Por me siguri të tjerët do ta thonë ma shumë. Ngushëllime zemre familjes: motres Françeskina, nipit Aldo, mbesave e nipave të tjerë e shokëve e miqve që janë shumë. DRITË TË BAFTË SHPIRTI, NARD I DASHTUN!
