Pak orë pasi është dekretuar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, këtë të martë prof. Dr. Tonin Gjuraj ka nisur zyrtarisht punën si rektor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Vendimi i parë i tij ishte zyrtarizimi i dekanëve të zgjedhur të fakulteteve të këtij institucioni të rëndësishëm të arsimit të lartë në veri të vendit. Prof. Dr. Gjuraj, rikthehet në këtë universitet pas 13 viteve shkëputje.

Rektori Gjuraj duket i vendosur në jetëzimin e platformës së tij, e cila mori mbështetjen e pedagogëve dhe studentëve në zgjedhjet e 21 qershorit në universitetet publike të vendit. Ai ka një thirrje për të gjithë maturantët e Shkodrës dhe jo vetëm, që zgjedhje të parë të kenë universitetin “Luigj Gurakuqi” si mundësinë më të mirë të arsimimit të tyre.

Kujtojmë që Prof. Dr. Gjuraj u zgjodh rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” pasi mposhti rivalët në garë përballë tij.