Nga Blediana Osja

Pamje të shkëputura nga rruga “Kardinal Mikel Koliqi ” ,rrugë e cila fillon te Truma afër Fakultetit të Shkencave Shoqërore e përfundon tek busti i Prek Calit .
Teksa kalon në këtë rrugë ajo që bie në sy është uniformiteti. Nërtesat përgjatë kësaj rruge janë në sinkron me njëra-tjetrën, duke e bërë atë një nga rrugët më tërheqëse të qytetit me tipare tipike perëndimore .

Ajo çka të bën përshtypje është kujdesi që banorët i kushtojnë të mirës publike ,sjellje tipike e qytetarisë Shkodrane .

Ndër lagjet më të bukura dhe autentike të qytetit si një skicë e lënë trashëgimi për të kujtuar vlerën
veçanërisht të fasadave, dekoracioneve, kornizave, bordurave, mensola, ballkoneve të stisura dhe dritareve me grila. Është i dukshëm në këtë drejtim, ndikimi i arkitekturës së qyteteve të përparuara të Mesdheut.

Shkodra e Kol Idromenos…