Një tjetër mbrëmje e bukur ishte ajo e koncertit të dytë të “Shkodra Sounds” në Muzeun Historik të Shkodrës. Nën drejtimin e Paçalin Pavacit dhe Brixhilda Martinit, “Rrok Academy” solli performancat muzikore të talenteve të reja të klasava Classic dhe Junior. Kuarteti i Harqeve, një grup i përbërë nga violinistë interpretuan një përzgjedhje të veçantë të veprave të kompozitorëve klasikë dhe romantikë.

Klasa Junior solli për publikun kryeveprat e Vivaldit, Puccinit etj. Drejtuesit e dy grupeve të Rrok Academy flasin mbi rëndësinë dhe peshën e organizimeve të tilla.

Shkodra Jazz Festival shënon sivjet edicionin e XV të tij. Koncerti i radhës do të jetë ai i datës 29 gusht në Muzeun Historik të Shkodrës.