Edicioni i tetë i “Shkodra Sounds” u çel me “Rrok Academy Accordion” në Muzeun Historik të Shkodrës. Pas përgatitjeve dy-javore në masterclass, grupi i të rinjve të fizarmonikës, performuan nën drejtimin e maestro Bardh Jakovës, një repertor të pasur muzikor, me pjesë instrumentale vendase dhe të huaja.

Emocionuese, e konsideroi këtë mbrëmje, drejtuesi i formacionit instrumental, Bardh Jakova. “Prania e disa kombësive në formacion jo vetëm i shton vlerat aktivitetit por ndihmon në pasurimin e edukimit artistik”, shprehet më tej Jakova.

Koncerti i radhës do të jetë ai i “Rrok Academy Classic & Junior” sërish në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës.