Pika liqenore e Shirokës është një nga më të bukurat e vendit tonë. Ajo frekuentohet masivisht nga shkodranët që në mëngjes herët. Një pjesë e tyre mbërrijnë me biçikletë ndërsa të tjerë me makinë ose në këmbë. Peizazhi magjepsës i ujit të liqenit ndërthuret bukur me malin e Taraboshit duke bërë që natyra të krijojë “poezinë” e saj.

Klima kurative e Shirokës, me ajrin e pastër përbën arsyen kryesore të shkodranëve që vijnë këtu. Ndjesitë e tyre janë të përziera me nostalgjinë e viteve të hershme që u sjellin ndërmend kohën e rinisë.

Kohët e fundit, rritja e numrit të turistëve ka ndikuar në shtimin e interesit të të huajve për këtë pikë. Kur i pyet shkodranët nëse ndihen “xhelozë” që Shiroka nuk përbën më zonën ekskluzive të tyren ata përgjigjen kështu… Për shkak të afërsisë gjeografike me qytetin, Shiroka nuk është vetëm një destinacion fundjave por i çdo kohe.